Prokuroria, 25 vjet burg per Fotaq Zaharine
TIRANË - Prokuroria e Krimeve te Renda ka deklaruar fajtore dhe ka kerkuar denim me 25 vjet burg per te pandehurin Fotaq Zaharia, i akuzuar per disa vepra penale. I njohur per bemat e tij ne qytetin bregdetar te Vlores, si dhe tentativat e shumta per t'i shpetuar rrethimit te policise, tre vjet me pare u arrit ne arrestimin e Zaharise, i plagosur ne kembe pasi tentoi t'i shpetonte serish rrethimit. I shpallur nje nder 10 me te kerkuarit, mbi Zaharine rendojne akuzat per disa ngjarje, si ajo e 24 tetorit te vitit 1999, per rrembimin ne bashkepunim me te tjere, te 6-vjecarit Denis Xhelo. Ne shkembim te lirimit te pengut, Zaharia dhe te tjeret kane kerkuar 18 milione leke. Pas kapjes se personave qe rrembyen femijen si dhe lirimin e femijes nga nje aksion i suksesshem i policise, Fotaq Zaharia se bashku me personat e tjere u dhane per ndjekje penale, dhe si perfundim Zaharia denohet nga gjykata me 25 vjet burg. Me 17 qershor te vitit 2001, Zaharia ka mundur te largohet nga qelite e burgut te Vlores se bashku me tre persona te tjere, duke hapur murin e dhomave te paraburgimit te Vlores, nga ku u arratis.
A. Cena
A. Cena