E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasijas: Leo Mesi, më i miri në botë

Vlerësimi

Kapiteni i Realit të Madridit, Iker Kasijas mendon se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi është lojtari më i mirë në botë. Në këtë mënyrë, portieri “merengue” ka vlerësuar yllin e rivalëve të përjetshëm përpara shokut të skuadrës, Kristiano Ronaldo. Gjithsesi, Kasijas nuk beson se do të ishte e drejtë që Mesi të fitonte “Topin e Artë 2010” përpara Ksavit apo Iniestës. “Të tre finalistët janë lojtarë të mëdhenj, por realisht shpresoj që Mesi do ta kuptojë se për mendimin tim këtë trofe më shumë e meritojnë Ksavi dhe Iniesta. Leo është lojtari më i mirë në botë, por preferoj që fitues të jetë njëri prej dy mesfushorëve”, - tha portieri madrilen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›