E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasilias, portieri më i mirë në botë për vitin 2010

Portieri i Realit të Madridit, Iker Kasilias, është zgjedhur portieri më i mirë në botë për vitin 2010 nga Instituti Botëror i Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Numri nje i kampionëve të Botës, grumbulloi 304 pikë, duke lënë shumë prapa tij në vendin e dytë, portierin e Interit dhe të Brazilit, Julio Çezar, me vetëm 124 pikë. Në vend të tretë u rendit, Petër Çeh, dhe pas tij Manuel Nojer dhe Marten Stekelenburg. Portieri i Lacios, Fernando Muslera është renditur i 7-ti, ndërsa 4 herë fituesi i këtij titulli, Xhixhi Bufon, në vendin e 9-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›