Ronaldinho shume prane Flamengo-s

Megjithatë, sipas shtypit italian, ato që shtyjnë më shumë Ronaldinho-n drejt rikthimit në atdhe janë deklaratat e mikut të tij të mirë, Adriano-s. “Ëndrra e tij është që të luajë tek Flamengo, ndërsa unë i kam thënë se në disa momente në jetë mendimet duhen marrë vetëm me zemër”, deklaroi sulmuesi i Roma-s.
”Nuk kanë rëndësi paratë apo mundësia për të luajtur në Europë, por mbi të gjitha që të luash në një skuadër ku ndihesh me të vërtetë vetvetja. Megjithatë, nuk mund të jem unë ai që e di se ku do të përfundojë Ronaldinho.
Besohet se oferta e Flamengo-s për brazilianin është një pagë prej 13 milion eurosh, për 30 muaj kontratë. Përveç këtyre fitimeve, 31-vjeçari do të marrë edhe pjesën kryesore të të ardhurave të grumbulluara nga shitja e fanellave.