E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sampdoria fiton Macheda-n

Vendin e lënë bosh nga largimi i Antonio Kasanos për tek Milani, Sampdoria e ka zgjidhur, të paktën deri në fund të këtij sezoni me marrjen në formë huazimi të sulmuesit të Manchester United, Federico Macheda.

Lajmi për arritjen e një marrëveshje është publikuar ditën e sotme nga manaxheri i sulmuesit italian, Giovanni Bia.

“Shpresoj që të përfundojmë me detajet brenda natës së sotme në mënyrë që lojtari të jetë gati për të dielën”, u shpreh Bia për mediat italiane.

Federico Macheda ka lindur në Romë në vitin 1991 dhe është një ndër talented më premtues të futbollit italian. Ai prej vitesh është mbajtur me këmbëngulje nga Alex Ferguson, por megjithë talentin e tij është detyruar të qendrojë në stol përballë sulmuesve të afirmuar si Berbatov dhe Roonney.

Duket se Ferguson këtë herë ka vendosur të largojë, ndoshta përkohësisht xhevahirin e tij për të gjetur më shumë hapësira në një skuadër tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›