E Diel, 1 Nëntor 2026

Gustavo lojtari i ri i Bayern-it

Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich konfirmuan blerjen e mbrojtësit brazilian Luiz Gustavo, nga rivalët gjermanë të Hoffenheim-it.

Lajmin e bëri të ditur e përditshmja “Kicker”, ndërsa besohet se vlera e transferimit ka qenë rreth 15 milion eurove. 18-vjeçari austriak David Alaba do t’i bashkohet klubit tjetër të Bundesligës në formë huazimi deri në fundin e sezonit.

”Luiz Gustavo është ai lloj lojtari që ne kërkojmë vazhdimisht, dikush që është në gjendje të bëjë skuadrën tonë më të fortë”, deklaroi presidenti i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

Bayern-i shpreson që blerja e re të ndihmojë klubin të rikthehet në formën e duhur në kampionat, ku skuadra e trajnerit Van Gaal renditet në vendin e pestë, 14 pikë larg kryesuesve të Dortmund-it.

Gustavo do të zërë në “Allianz Arena” vendin e argjentinasit Martin Demichelis, i cili u transferua në skuadrën spanjolle të Malaga-s, pas shtatë vjetësh në radhët e gjermanëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›