Kaskada e Devollit, Berisha firmos lejen e ndërtimit: Një ëndërr tjetër bëhet realitet
TIRANE - Kryeministri Berisha publikoi në rrjetin social “Facebook” një fotografi, në të cilën shfaqet duke firmosur lejen e ndërtimit të hidrocentraleve në kaskadën e Devollit. Shefi i qeverisë bën të ditur se ndërtimi i hidrocentraleve do të bëhet nga kompania norvegjeze “Statkraft”, e cila do të investojë në vendin tonë rreth 800 milionë euro.
“Të dashur miq, sot firmosa dokumentin zyrtar, lejen e ndërtimit të hidrocentraleve në kaskadën e Devollit. Ndërtimi i hidrocentraleve në kaskadën e lumit Devoll do bëhet nga kompania publike norvegjeze “Statkraft”, që është dhe njëshi në Europë dhe në botë për ndërtimin e hidrocentraleve. Kjo kompani do të investojë në këtë vepër mbi 800 milionë euro dhe ky është investimi i huaj më i madh që është bërë ndonjëhere në vendin tonë”- shkruan kryeministri në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.
Për kryeministrin Berisha, ndërtimi i kaskadës së Devollit është një tjetër ëndërr e bërë realitet, që siç tha ai, do të rrisë punësimin dhe do t’i shndërrojë ujërat e vendit në përfitime për qytetarët.
“Punimet për ndërtimin e kaskadës fillojnë këto ditë me hidrocentralin e Banjës. Direkt dhe indirekt në ndërtimin e kësaj vepre do të punësohen 5 - 6 mijë punëtorë, inxhiniere, teknik dhe punonjës të fushave të tjera. Me përfundimin e këtyre hidrocentraleve, Shqipëria jo vetëm plotëson nevojat e veta për energji, por dhe do eksportojë. Një hap i madh ky drejt shndërrimit të ujërave tona, që derdhen të fjetura në detra, në vlera për qytetarët shqiptarë dhe Shqipërisë në vend lider në prodhimin e energjisë ujore në rajon. Një ëndërr tjetër bëhet realitet!”- shkruan kryeministri Berisha.
(er.nu/BalkanWeb)