E Diel, 1 Nëntor 2026

U arratis nga burgu, arrestohet anëtari bandës së Yzberishtit

arrestimeRrogozhinë- Policia ka bërë sot arrestimin e 42-vjeçarit Ilir Avdillari, i cili u arratisa para disa ditësh nga burgu i Fushë Krujës.

Ndalimi i tij u bë në afërsi të Rrogozhinës, ndërsa ai ka qenë anëtar i bandës së Yzberishtit në kryeqytet, e cila njihet për një sërë krimesh në vitin 97-98.

Avdillari është dënuar me 22 vite burg, por ai mori një lejë 7 ditore për të shkuar tek familjarët e tij, ndërkohë që nuk u kthye më në burg. Kjo bëri që të merren masa ndaj drejtorit të burgut, Ligor Prifti, i cili u shkarkua nga detyra.

Ai, sëbshku me dy vëllezërit e tjerë që ishin dhe krerët e bandës akuzohen se në janar të 1998-ës, kanë vrarë shtetsain italian Stefano Rossi, i cili ishte pronar i një fabrike, duke i marrë atij 30 milionë lireta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›