Kaskada e Devollit, firmoset marrëveshja
Tirane-Ndërtimi i Kaskadës së Devollit, nje investim prej 1 miliard eurosh, iu dha sot me koncension dy firmave të huaja, austrike dhe norvegjeze.
Marrëveshja e koncensionit e formës BOT u nënshkrua mes Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe kompanive EVN AG, Austria dhe STATKRAFT AS, Norvegji dhe konsiston në ndërtimin e tre hidrocentraleve përgjatë lumit Devol.
Ministri Ruli u shpreh se “me këtë investim prej rreth 1 miliard euro, ky projekt do të mundësojë ndërtimin e tre hidrocentraleve, hidrocentralin Lozhanë-Grabovë me fuqi 173 Më , hidrocentralin Skënderbegas Drizë me fuqi 188 Më dhe hidrocentralin e Banjës me fuqi 28 Më”.
Përfaqësuesit e dy kompanive, Burkhard Hofer, drejtor Ekzekutiv i EVN-së dhe Ragnvald Naero, zëvendëspresident Ekzekutiv i STATKRAFT u shprehën se projekti për kaskadën e lumit Devoll është një ndër investimet më të mëdha në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhatë në Europë në fushën e hidroenergjisë.
“Specifike për këtë projekt është ndërtimi i tuneleve. Për ndërtimin e kaskadës së Devollit do të punësohen mbi 5 mijë punëtorë në frontin e punës dhe 2500 të tjerë si ndihmësa.