E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, shembet shtëpia 100-vjeçare

Shkodër-Një shtëpi 100-vjeçare është shembur sot në qytetin e Shkodrës, për pasojë kanë mbetur në qiell të hapur 3 familje.

Shtëpia tek lagjia "Vasil Shanto", ishte drejt greminës por është dashur nata e djeshme e stuhishme që ta rrëzonte përfundimosht atë. Kjo banese e hershme dykatëshe mbante brenda 10 persona që i kanë shpëtuar mrekullisht mbetjes nën rrënojat e shtëpisë.

Banorët ishin qiraxhinj në këtë objekt ndaj nuk pritet të ketë zgjidhje për problemin strehimit të tyre. Aktualisht kanë gjetur strehë tek të afërmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›