Rrjeti i drogës, policia italiane arreston 31 vetë
Një tjetër rrjet ndërkombëtar droge është goditur sot nga policia italiane, e cila arriti të prangosë 31 persona. Ata janë arrestuar në qytetet e Lombardisë dhe Piemontes dhe mësohet nga media italiane se disa prej tyre janë shqiptarë dhe disa të tjerë afrikanë.
Të arrestuarit janë nën akuzë për trafik të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë që e transportonin nga Holanda dhe Belgjika. Policia zbuloi edhe mënyrën se si ata e sillnin drogën dhe më andej e shpërdanin nëpër qytetet italiane.
Hetimet për këtë bandë kishin nisur që në vitin 2006, kur u arrestua njëri nga anëtarët e bandës. Rrjeti i fuqishëm i drogës funksiononte në disa qytete të Italisë si në Milano, Begamo, Leçe, Pavia, Verona, etj.