Kasnecët e krizës duan rrebesh në gusht
Ervin Bushati na u shfaq përpara kamerave me një aritmi të veçantë kardiake, komplet i nxirë në fytyrë nga rrezet e diellit të tepërta ku paralajmëroi se grupi i parë mbaroi shërbimin e gatishmërisë dhe një grup tjetër filloi shërbimin e përforcuar për shtyp kësaj jave. Grafiku zbatohet sipas qarkorit Rama.
Mirëpo duhet thënë se Opozita nuk rresht së propaganduari, se ekonomia shqiptare u godit fort nga kriza botërore dhe, për shkak të dobësive të saj dhe politikave të gabuara qeveritare –edhe ditën e dielë. Teza e krizës ekonomike opozitare është një qasje radikale pas-grevës së urisë dhe post-protestave ekskursioniste të saj, përfshirë këtu dhe akuzat për manipulim të shifrave ekonomike nga INSTAT-i dhe Banka e Shqipërisë. Kurse FMN-ja na qënka gënjyer. Afërmendsh suaza e këtyre akuzave demonstrojnë një përpjekje të vakët të PS-së për të prodhuar politikë në verë.
Vetiu pastaj nuk po merremi me cka tha Edvin Bushati se nuk ia vlen të riprodhohet në këto radhë sikurse është po aq e qartë rutina e hartimeve apokaliptike mbi gjendjen e ekonomisë, është sic gjithmonë pa shumë argumente bindëse, fakte dhe shifra të paqëndrueshme cka dëshmon lodhje, neveri dhe të bën të ndërrosh kanal televiziv.
Kasnecët socialistë të krizës që lajmërojnë rrebeshin e krizës ekonomike, janë tërësisht fiktive. Daullet indiane bien për luftë politike që nuk merr ose nuk do të marrë parasysh. Realiteti është ndryshe. Nëse më lejoni po rrëfej diçka personale: sot takova disa shokë të mi që kishin ardhur në Shqipëri për të bërë pushimet. Me sa kuptova nga fjalët e tyre: ishin të kënaqur me rrugët dhe jetën në qytetet bregdetare. Shokët e mi janë me bindje politike të ndryshme, por puqeshin vetëm në disa drejtime. Së pari, kriza ekonomike qq propogandohet nga opozita dhe shtypi i saj janë komplet fals dhe pa argumente, të gjithë e dinë që bëhen akuza pa bazë. Së dyti, infrastruktura rrugore është moderne dhe jeta në zonat e rivierës bregdetare të Jugut ka lulëzuar në kulm. E treta, njerëzit merren me punë dhe se në Shqipëri do këtë investime të mëdha, padyshim. Më një fjalë të gjithë ishin dakord se kishte shumë përmirësime në cdo aspekt të jetesës dinjitosem, kurse luksi s’ka kufi. Per aq kohë sa qëndruan në vendin e tyre mbetën të kënaqur me shërbimet e ofruara. Së kartëri turistët e shumtë në plazhet shqiptare, dhe po vilat që janë moderne si në europë,po fermat private, po centralet e të gjitha niveleve që po ndertohen?! Kjo është kriza? Të tilla kriza pastë Shqipëria gjithmonë. Sot asnjë nuk e beson opozitën për krizë,vetëm militantët e “besojne” siç besuan sajesën e kutive të votimit.
Në krizë ekonomike quhet një vend që ka ndaluar rritjen ekonomike, madje shënon
rënie të ekonomisë. Vendi ynë ka ulur ndjeshëm ritmin e rritjes (me 60 përqind për vitin 2009), por nuk ka ndaluar rritjen. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në tremujorin e parë të këtij viti, ndoshta një e katërta më e vështirë e vitit. është rritur me 2 përqind. Me gjithë rënien me 21 për qind të sektorit të ndërtimit, pjesa më problematike e ekonomisë sonë për këtë vit dhe për disa vite në vijim.
Shqipëria konsiderohet nga të gjithë ekspërtët eekonomisë se doli relativisht e paprekur nga kriza globale financiare. Në raport e FMN-së theksohet se inflacioni në Shqipëri vijoi të ulet në maj, i konfirmuar edhe nga raporti i Institutit të Statistikave, me tendencën bazë në rënie në 3.1 për qind në shkallë vjetore, nga 3.5% dhe 4.4% në prill dhe mars përkatësisht. Asimetritë e jashtme të Shqipërisë kanë filluar të rregullohen me një rritje të eksportit të energjisë, që mendojmë se është një tendencë që do të vazhdojë në afat të mesëm, theksojnë ekspertët.