Mblidhet grupi i PD, diskuton për ndryshimet në buxhet

Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike, në pushimin e seancës plenare. Grupi demokrat po zhvillon këtë mbledhje për të diskutuar për ndryshimet në buxhet, të cilat do të jenë pjesë kryesore e seancës së sotme parlamentare.
Pak më parë ka qenë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, ai i cili në emër të grupit ka kërkuar 10 minuta pushim të seancës parlamentare.