Një ditë pa makinën time
Ministria e Mjedisit në bashkëpunim dhe me organizatat e tjera mjedisore, zhvilloi sot aktitvitetin “Një Ditë pa Makinën Time”. Tashmë i kthyer në traditë për vendin tonë, evenimenti i sotëm u konceptua më shumë si një ndërgjegjësim për qytetarët në mbrojtjen e mjedisit.
Aleksandër Garuli zv/ministër i Mjedisit “Mbrojtja e mjedisit është një nevojë për shëndetin e njeriut. Në këtë ditë duhet të përdorim më shumë linjat urbane dhe biçikletat për të mbrojtur atë vend në të cilin jetojmë.”
Pjesë e kësaj nismë të ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit iu bashkuan dhe Shoqata e çiklistëve të cilët do të lëvizin së bashku me qytetarët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.