E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kassai, gjyqtar i finales

Nga Express më 26 maj 2011 në ora 14:39

Hungarezi Viktor Kassai do të jetë gjyqtar i finales në Ligën e Kampionëve mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit në Wembley ka njoftuar UEFA të enjten.

Kassai 35 vjeç ndau drejtësinë në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon përfshirë përballjen e fazës eliminatore të garës mes Interit dhe Bayern Munichut si dhe takimin e fazës së grupeve mes Manchester Unitedit dhe Valencias.

Ai do të asistohet nga bashkëkombësit e tij Gabor Eros dhe Gyorgy Ring me gjyqtarin e katërt Istvan Vad.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›