E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqipërisë ul në 3.75% normën bazë të interesit

30-01-2013 / Gazeta 55

Banka e Shqipërisë ul në 3.75% normën bazë të interes, thënë ndryshe koston e lekut, në përpjekje për të stimuluar ekonominë. “Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendos të ulë normën bazë të interesit me 0.25%. Lehtësimi i mëtejshëm i kushteve monetare do të ndihmojë në respektimin e objektivit të inflacionit në periudhën afatmesme. Rritja e prodhimit nuk është reflektuar në uljen e pasigurive të përgjithshme, të cilat frenojnë konsumin dhe njëkohësisht investimet private, si dhe ndikojnë në reduktimin e kërkesës dhe të ofertës për kredi”- u shpreh Guvernatori Ardian Fullani.
“Banka e Shqipërisë beson se qëndrueshmëria afatgjatë e borxhit publik dhe kufizimi i huamarrjes publike në tregun e brendshëm të parasë ndihmon në rritjen e efektivitetit të politikës monetare dhe në rritjen e hapësirave për kreditim në sektorin privat të ekonomisë”- tha Fullani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›