E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratat e Daçiç, Berisha: Krahasimi i UÇPMB-së me Al Qaeda-n, dëshmi e albanofobisë

30-01-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas deklaratave të kryeministrit të Serbisë, për heqjen e përmendores së heronjve të Preshevës.
Në një postim në faqen e tij zyrtare, kryeministri thekson se krahasimi që i bën Daçiç dëshmorëve të UÇPMB-së me terroristët e Al Kaeda-s është një shprehje e radhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon në Beograd. Sipas tij, ata që ranë për lirinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk vdesin kurrë. Luftëtarët e lirisë, shkruan kryeministri, ranë për lirinë e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës që përjetonin shtypjen më të egër nga regjimi i Millosheviçit. “Pyetjes për arsyet e heqjes së përmendores së heronjve të Preshevës, kryeministri i Serbisë iu përgjigj në Shkup se ata ishin terroristë dhe shtroi pyetjen retorike: “A do të lejonin SHBA-të të vendosej në Neë York një përmendore e terroristëve të Al Qaeda-s?” Luftëtarët e lirisë ranë për lirinë e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës që përjetonin shtypjen më të egër nga regjimi i Millosheviçit. Ata me luftën e tyre të drejtë imponuan një marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombëtar me autoritetet e Beogradit për më shumë liri, të drejta dhe autonomi për shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe shpejtuan fundin e regjimit të Millosheviçit dhe në një farë mënyrë edhe çlirimin e popullit serb nga regjimi i tij. Krahasimi i tyre me terroristët e Al Qaeda-s është një shprehje e radhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon në Beograd. Të rënët tanë nuk vdesin kurrë!”- shkruan kryeministri Sali Berisha në faqen e tij zyrtare në Facebook.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›