E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrati i dhuron Fortunes Kupen e Dimrit

Bekim Kasrati, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i zbuluar nga Hans Peter Brigel, i dhuroi ekipit të tij Kupën e Dimrit, teksa shënoi edhe golin e fitores 1-0 të Fortuna së Duseldorfit kundër Borusias së Dortmundit. Kastrati realizoi para 18 mijë shikuesve duke e kënaqur pa masë trajnerin Norbert Majer. Në turne morrën pjesë edhe Verder Bremen e Bajer Leverkuzen. Verderi mundi Bajerin 2-1 në ndeshjen e vendit të tretë. Cdo ndeshje zgjati nga 30 minuta. Fortuna e Duseldorfit në gjysmëfinale mundi 3-1 Verderin, një tjetër suprizë kjo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›