E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa "Arben Minga" për 4 ekipe U-17

Në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz, sot paradite në orën 09:00, do të ngrihet sipari i Kupës "Arben Minga". Në këtë veprimtari, që organizohet në prag të përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të futbollistit të shquar të Tiranës dhe të ekipit kombëtar, Arben Minga do të marrin pjesë katër ekipet U-17, të FK Tirana, që drejtohen nga teknikët Agustin Kola, Skënder Hodja, Besim Vladi dhe Kadri Pengili, si edhe 17-vjecarët e Partizanit, Dinamos, Olimpikut dhe Vip-Trade Tirana. Takimet për fitimin e kësaj kupe do të luhen me sistem eliminimi dhe do të zgjasin tri ditë. Pas takimeve të para që do të nisin sot, do të përcaktohen katër ekipet gjysmëfinalistë, të cilët nesër do të ndeshen dy nga dy.Fituesit, të hënën do të përballen në finale, në përfundim të së cilës, do të shpallet ekipi fitues i Kupës. "Ishte idea e dëshira e Kolës, Hodjes e Vladit,-tha trajneri Kadri Pengili,-të tre bashkëlojtarë të të paharruarit Arben Minga, që u mbështet edhe nga ne".
Bedri Alimehmeti (Sport Ekspres)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›