E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon “malorja” për Frank Shabanin

Faruk "Frank" Shabani do të përballet me italianin Italo Brussolo më 26 janar në Berlin të Gjermanisë në atë që konsiderohet si dueli i tij më i vështirë prejse prishtinasi ka debutuar në ringun profesionist. Me 11 fitore të shënuara në një preiudhë prej më pak se 15 muajsh, prej të cilave 5 me "knockout" Shabani duket se tashmë është i gatshëm për të hyrë në mesin e më të mirëve të Evropës në kategorinë velter. Gjithsesi Brussolo që ka një bilanc prej 8 fitoresh dhe një humbjeje në ringun profesionist nuk konsiderohet aspak autsajder në këtë pëballje pasi më parë ai ka mposhtur dy boksierë gjatë vitit 2007 duke u shkaktuar atyre humbjen e parë në karrierë. Një fitore e mundshme ndaj Brussolos do t'i mundësonte Shabanit që të luftonte për titullin evropian në kategorinë velter në verë të këtij viti. Përballja e radhës e Shabanit është një nga paramecet e përballjes mes rusit Alexander Povetkin dhe amerikanit Eddie Chambers, duel ky eliminator për titullin e botës në versionin IBF për kategorinë e rëndë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›