E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrati, shqiptari më i dobët i i Gjermanisë

Sulmuesi shqiptar Bekim Kastrati, që luan për skuadrën gjermane të Bundesligës 2, Eintracht Braunschweig dhe i thirrur nga trajneri kroat i përfaqësueses shqiptare, Oto Baric, është vlerësuar nga "kicker" si lojtari më i dobët për skuadrën e tij, në ndeshjen e humbur 2-0 në shtëpi me skuadrën e porsangjituer TuS Koblenz.
Kastrati ka luajtur për 90 minuta dhe është vlerësuar më notën më të dobët që jepet në kampionatin gjerman, atë 5.5, notë që e kanë marrë edhe dy lojtarë të tjerë të Eintracht Braunschweig, Kuru dhe Fuks.
Eintracht Braunschëeig nuk ka mundur të shënojë asnjë gol në tri takime,cka flet edhe për krizën e sulmuesit kryesor të saj, shqiptarit
* * *
Edmond Kapllani, alternativa e tretë në sulmin shqiptar nuk ka qenë në një ditë të mirë në ndeshjen e fituar nga Karlsruhe me Kickers Ofenbah (1-0). Durrsaku ka luajtur për 65 minuta dhe është vlerësuar me notën 4,5 (më e dobëta e ekipit të tij), teksa ka humbur edhe një rast në minutën e 33-të të takimit.
* * *
Edhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mehmet Dragusha, as që u përdor në ndeshjen e humbur me Kaiserslauternin 2-0. Dragusha ka zhvilluar vetëm 1 ndeshje nga 3 të luajtura.
* * *
Për më tej në Bundesligën 2, edhe Skerdi Curri i Erzgebrige Aue ka lënë shumë për të dëshiruar, duke u vlerësuar me notën më të dobët të ekipit tij (5) në takimin e humbur 4-2 me MSV Duisburg.
* * *
Në Bundesligën 1 , kapiteni i Hanover 96, Altin Lala është vlerësuar me notën e dobët 4 në ndeshjen e humbur 3-0 me Alemania Aachen, që ishte dhe ndeshja e parë e tij në Bundesligë për këtë sezon që e nis nga minuta e parë.
* * *
Besart Berisha, që luajti vetëm 2 minuta në ndeshjen Hamburg-Herta (1-1) nuk është vlerësuar nga specialistët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›