E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myrtaj arrin akordin financiar me Teramon

Pas miqësores me Frosinone (0-0), skuadra italiane e kategorisë C1, Teramo, është në pritje të rikthimit bardhëkaltër të bomberit shqiptar, Florjan Myrtaj. Sulmuesi shqiptar praktikisht ka arritur një akord ekonomik me presidentin Malavolta dhe vazhdon të stërvitet me Teramon.
Presidenti Malavolta do të khthet sot në mbremje pas pushimeve dhe cështja e parë që do të zgjidhë është ajo e nënshkrimit të kontratës me Florjan Myrtaj, për ta rekrutuar shqiptarin për kampionatin që pritet të fillojë.
Teramo ndihet e sigurt në mbrojtje dhe shumë dinamike në mesfushë, pr në repartin e avancuar punët nuk shkojnë shumë mirë, dhe një sulmues si Myrtaj me shumë eksperiencë në kategoritë e ulëta të kampionatit italian do të ishte zgjidhja më e mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›