E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA rrëzon Berishën: Splotësoni kushtet për vizat, refuzimit duhet 3%

Ambasada-Amerikane_2Tiranë- Fushata elektorale ne Shqiperi pritet te jete interesante, te pakten ne terma propogandistike. Me reforma të thella ne hoqëm vizat me Europën, me reforma të thella do heqim vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ju do lëvizni të lirë në mbarë botën deklaroi Berisha në mitingun elektoral të PD-s në Durrës.

Ky deklarim i kryeministrit Berisha packa se nuk përmban detaje se si do të realizohet heqja e vizave me SHBA, ka nisur te ngjalle ëndrrat e mijëra shqiptareve për të udhëtuar drejt Amerikës. Premtimi suprize I kryeministrit kapi te papergatitur shumicen e shqiptareve, por ajo qe vendos ne kete rast nuk eshte qeveria shqiptare, por ajo amerikane. A e ka një plan të tillë qeveria amerikane ne lidhje me Shqiperine?

“Top-Channel “përmes postës elektronike i dërgoi një kërkesë për informacion ambasadës amerikane në Tiranë. Po nëpërmjet postës elektronikë zyra e madhënieve me publikun na dha këtë përgjigje.

Në përgjigje të pyetjes tuaj, dëshirojmë tju vëmë në dijeni si më poshtë: Programi i Udhëtimit pa Vizë (Visa Ëaiver Program) qeveriset me ligj dhe ekzistojnë një numër kërkesash statutore që duhen plotësuar përpara se një vend të merret në shqyrtim për anëtarësi në VËP. Ligji aktual kërkon që vendet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre përqind, dhe të hyjnë në marrëveshje për të bashkëndarë mes tyre të dhëna për udhëtarë që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara, ndër kërkesa të tjera. Niveli i refuzimit në Shqipëri për vitin fiskal 2012 ishte 40.5 përqind.

Deklarata e ambasades amerikane nuk le shume hapesire per te enderruar, ndersa pritet te shihet nese zoti Berisha do te vijoje ta reklamoje ende kete premtim, qe ne kushtet aktuale ngjan me shume i pamundur se sa ambicioz. Sakaq opozita nga ana e saj nuk sheh asnje mundesi reale per premtimin e Berishes dhe e komentoi ate ne rrafshin politik me shume se san e ate praktik. ” SHBA- ia ka hequr vizën Sali Berishës dhe Sali Berisha nuk mund tu premtoj dot shqiptarëve heqjen e rregjimit të  vizave me SHBA-n- deklaroi Ditmir Bushati. Ndersa Paskal Milo, kreu i PDS dhe ish-minister i jashtem per shume vjet sheh deklarimin e Berishës vetem nje premtim elektoral.Nga një kërkim në faqen e departamentit amerikan të shtetit thuhet se programi i levizjes pa viza aplikohet me vetem 37 shtete ne te gjithe boten dhe se qytetarët e shteteve si Polonia, Rumania, Qipro dhe Bullgaria pamvarisht se janë vënde antare të BE-s duhet të hynë në SHBA me viza pasi nuk plotësojnë ende kushtet për heqjen e vizave.

Ja lista e vendeve që udhëtojnë pa viza në SHBA:

1.     Andorra

2.     Hungaria

3.     Zelanda e Re

4.     Australia

5.     Islanda

6.     Norvegjia

7.     Austria

8.     Irlanda

9.     Portugalia

10.   Belgjika

11.   Italia

12.   San Marino

13.   Brunei

14.   Japonia

15.   Singapori

16.   Republika Çeke

17.   Letonia

18.   Sllovakia

19.   Danimarka

20.   Lihtenshtejni

21.   Sllovenia

22.   Estonia

23.   Lituania

24.   Koreja e Jugut

25.   Finlanda

26.   Luksemburgu

27.   Spanja

28.   Franca

29.   Malta

30.   Suedia

31.   Gjermania

32.   Monako

33.   Zvicra

34.   Greqia

35.   Holanda

36.   Tajvani

37.   Britania e Madhe

Muhamed Veliu/Top Channel/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›