E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastriot Islami: “Negociatat politike, të konceptuara nga Rama për të dështuar”

20-11-2012 / Gazeta 55

Ish deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami fajëson lidershipin socialist, Edi Rama për mos realizimin e takimit me kryeministrin Sali Berisha.
Sipas tij, takimi ishte konceptuar i tillë nga Rama, për të dështuar, pasi në tryezë kreu i PS-së do kërkonte diskutime vetëm për çështjen e Fierit dhe jo për 3 ligjet e Komisionit Evropian.
“Ky takim mesa duket dështoi sepse ishte konceptuar nga Rama për të dështuar. Rama fillimisht e kërkoi takimin pa përmendur asnjëherë Fierin, por kur Berisha u përgjigj pozitivisht se pranonte një takim ku do të flitej vetëm për integrimin, Rama u tërhoq me argumentin absurd se nuk pranon kushte për takimin. Pra, Rama nuk pranonte kushtin e Berishës për të mos diskutuar kushtin e vendosur prej tij, për Fierin. Kjo e zbuloi skemën e Ramës. Në fakt ‘hileja’ fshihej tek insistimi që takimi të bëhej me kamera ku mesa duket Rama kishte parashikuar të bënte ‘show-n’ dhe debatin e radhës se cili ishte përgjegjës për bllokimin e integrimit. Dhe kjo i dha mundësi Berishës të lexonte përtej propozimit dhe të kuptonte realisht se Rama nuk kërkonte takim për të zgjidhur çështjen e integrimit. Lojë naive dhe e kuptueshme”, deklaroi Islami.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›