Panariti: Mosvotimi i 3 ligjeve, mungesë maturie e politikës

Ministri i Jashtëm, i pranishëm në samitin për bashkëpunimin rajonal
Është në limite afati për votimin e 3 kushteve të Brukselit për marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë. Por ndërsa, në këtë kontekst, duket se nuk ka asnjë shkëndije drite nga një bashkëpunim i mundshëm mazhorancë-opozitë, ministri i punëve të jashtme Edmond Panariti, i druhet vendimeve të minutave të fundit, ndërsa e quan mungesë maturie të klasës politike, mungesën e marrëveshjes për realizimin e reformave me interes kombëtar.
Pjesëmarrës në samitin për bashkëpunimin rajonal të vendeve të rajonit adriatiko-jonian, Panariti sqaron propozimet e përfaqësisë shqiptare. Panariti e shfrytëzoi pjesëmarrjen në këtë samit për t’u takuar me homologun e tij serb Merkiç, ku sërisht diskutuan mbi thellimin marrëdhënieve mes dy vendeve, bisedë, e cila gjerësisht do të trajtohet në një takim të pritshëm të Panaritit në Serbi.
Një tjetër takim i Panaritit gjatë punimeve të samitit, ishte dhe ai me homologun slloven, i cili sikundër vetë Panariti kërkon të dijë, kur do të realizohen 3 reformat e BE-së për statusin e Shqipërisë.