E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përjashtimi i Islamit, Malaj: Deputetët të mos kthehen në kartona

Një nga katër deputetët që votoi kundër përjashtimit të Katriot Islamit , Arben Malaj ka dënuar dhe një herë përjashtimin e Kastriot Islamit nga grupi parlamentar socialist. Malaj theksoi se vetëm në shoqëri jodemokratike vendoset kush pranohet ose jo në parlament. Më tej ai ka lëshuar një thirrje ndaj deputetëve të PS-së,për të mos u kthyer në kartona por të ruajnë integritetin e tyre.
 

“Modernizimi i partive nuk vjen nga disiplina formale. Deputetët të mos kthehen në kartona por të kenë integritet. Vetëm në shoqëri jodemokratike vendoset kush pranohet ose jo në parlament. Situata të tilla na sjellin në vëmendje se nevojitet forcim i FRESH”.

Këto deklarata Malaj i bëri gjatë prezantimit të Ilir Zelës, si kandidaturë për kreun e ri të PS-së për Tiranën. Zgjedhjet për kryetar partie në Tiranë vijnë si domosdoshmëri pas dorëheqjes së Besnik Bares, i cili e mbante këtë post prej 6 vitesh. Ndërkohë në vend të tij e ka ushtruar këtë funksion Saimir Tahiri, i cili do t`ja dorëzojë kandidatit fitues në këto zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›