E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë bullgarë në pranga për klonim kartash, vodhën 150 mijë euro

Pesë shtetas bullgarë kanë përfunduar në prangat e policisë shqiptare, pasi akuzohen për grabitjen e rreth 150 mijë eurove me anë të klonimit të kartave të kreditit.

Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë së shtetit ka theksuar se grupi kriminal me anë të paisjeve speciale kopjonte të dhënat e kartave të kreditit dhe debitit, duke bërë të mundur më pas klonimin e kartave bankare.

Arrestimi i tre prej tyre u bë në një apartament në Durrës teksa ishin duke përgatitur pajisjet për të klonuar kartat ndërsa dy të tjerët janë arrestuar në tentativë për tu larguar nga vendi.

Sipas policisë ky grup kriminal ka kryer një sërë sulmesh në bankomatet e bankave të nivelit të dytë gjatë muajit maj duke përfituar 150 mijë euro nga transaksionet bankare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›