E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastriot Islami per ABC News Marreveshja PD-PS i sherben procesit te integrimit

Marrëveshja e arritur mes dy partive politike, asaj Demokratike dhe Socialiste, i shërben procesit të integrimit të vendit.

Kështu është shprehur deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, gjatë një bisede në studion e “ABC News”, i cili e ka cilësuar këtë si një arritje pozitive.

“Marrëveshja u arrit pas dy vitesh tensioni politik, ndërsa Partia Socialiste e kuptoi se këto dy vite bojkot ishin të kota”, tha ai.

Duke shtuar se marrëveshja PS-PD është përshëndetur edhe nga ndërkombëtarët.

Ndërsa referuar problemeve brenda në Partinë Socialiste, Islami tha se ata që mendojnë ndryshe në të, dënohen.

“Në asamblenë e PS-së mungonin shumë deputetë”, vuri në dukje ai, ndërsa përfundoi se palët politike duhet të ndryshojnë retorikën.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›