Greqi dita e dyte e seances per programin qeveritar
Dita e dytë e seancës për programin qeveritar të paraqitur të hënën nga kryeministri Lukas Papadimos, ka filluar me pozicionimet e përfaqësuesve të partive.
"Do ta mbështesim krejtësisht punën e kësaj qeverie", deklaroi përfaqësuesi i PASOK-ut, Kristos Protopapas.
Sipas tij, qeveria e re ka një punë shumë serioze për të bërë, domethënë, materializimin e marrëveshjes së 26 tetorit, negociatat për kredinë e re dhe promovimin e shkëmbimit vullnetar të obligacioneve.
Përfaqësuesi i Demokracisë së Re, Nikos Dendias, theksoi se me pjesëmarrjen në qeveri "nuk amnistojmë përgjegjësitë e qeverisë Papandreu, por vemë shpatullat që mos të mbytet anija".
Ai shtoi se partia e tij i ofron besimin qeverisë së re, pasi vendi duhet të qëndrojë në eurozonë dhe në Bashkimin Europian, mirëpo, nuk harroi të theksojë se pas 100 ditëve “të veprimtarisë së qeverisë së re”, "nevojitet një qeveri e re, qeveria Samaras, që do të përmbushë kërkesën për drejtësi sociale, zhvillim dhe konkurrueshmeri".