Vetëvritet e shenjtorja Eleonora Bregu

Eleonora Bregu
Vetëvritet e vetëshpallur shenjtore, Eleonora Bregu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së martë, në banesën e viktimës në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë, ndërsa pas ka lënë dhe një letër për Zotin.
Ndërkaq, Eleonora ishte akuzuar disa herë për mashtrim nga pjesëtarët e misionit dhe nga qytetarë të ndryshëm. Vite më parë, një grup qytetarësh e kanë denoncuar shenjtoren duke iu referuar fakteve lidhur me abuzimet e shenjtores, për pëfitime shumash financiare.