Kastrioti-Pogradeci 4-0, poker krutan

/* */
Kastrioti i dha një leksion prej “ustai” debutuesit Pogradeci, me krutanët që fituan 4-0 në ndeshjen hapëse të sezonit 2011-2012, duke marrë dhe kryesimin e Kategorisë Sueperiore pas ndeshjeve të javës së parë.
Me një grup lojtarësh me eksperiencë, formacioni i Ramadan Ndreut e zgjidhi ndeshjen shumë shpejt, duke shënuar dy gola pjesën e parë, dhe po aq në të dytën. Sulmuesi kongolezo-francez, Brus Ikango tregoi vlerat e tij me një dygolësh, ndërkohë që triumfin e kompletuan Turdiu dhe Muçollari. Me tre të huaj në formacion në formacion, argjentinasin Lukas Malarkane, malazezin Dejan Ognjanoviç dhe francezin Brus Iknango, i mbështetur dhe nga një tifozeri e zjarrtë, Kastrioti sulmoi qysh nga minuta e parë, por e gjeti rrugën e rrjetës vetëm në minutën e 26-të me golin e Ikangos, një prej zbulimeve të sezonit të kaluar. Erald Turdiu dyfishoi rezultatin në minutën e 33-të, kur realizoi saktë nga pika e penalltisë. Me epërsinë e dy golave dhe me rënien psikologjike të pogradecarëve, në ndeshjen e parë të liqenorëve në Superligë, pas 18 vjetësh, Kastrioti shënoi dy gola të tjerë brenda dy minutash: Muçollari në të 63’ dhe sërish Ikango në minutën e 64-t. 4-0 dhe ndeshja nuk ka më histori në Krujë. Pogradeci i Ylli Çekiçit, i cili aktivizoi dy maqedonasit Drazhanin dhe Nastoski, mori një mësim të hidhur, në “orën e parë të mësimit” të Superligës, duke e kuptuar se të mbijetojë në Superligë është një msioni shumë i vështirë. Kjo ishte përballja e 5-të historik midis dy skuadrave, por që ka një bilanc pozitiv për Pogradecin, 3 fitore kundrejt 2 të Kastriotit. Edhe fitorja e fundit e Kastriotit, më 17 maj të vitit 1992, ishte arritur po me një rezultat të thellë: 6-1. Në javën e dytë, Kastrioti pret Tiranën në Krujë, ndërsa Pogradeci do të luajë në shtëpi kundër Tomorit.
Të shtunën, Vllaznia fitoi 3-1 me Laçin, falë tripletës së goleadorit Xhevair Sukaj, që zhvlerësoi golin e shpejtë të Emerllahut të kurbinasve. Bylisi shkatërroi 5-2 Shkumbinin, në një takim me shumë grintë, ku dy prej golave u shënuan nga pika e bardhë, ndërkohë që portieri Frashëri i ballshiotëve doli me karton të kuq. Kampioni në fuqi, Skënderbeu nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola me Tomorin, por të dyja skuadrat e mbyllën me nga dhjetë lojtarë. Të dielën, Apolonia fitoi 2-0 ndaj Dinamos, që nga ana e saj e mbylli takimin me dhjetë lojtarë: Rama dhe Gërxho, autorët e golave. Flamurtari fitoi 2-1 me Kazmën në Gjirokastër: Veliu dhe Begaj shënuan për vlonjatët, Ndreka për kamzalinjtë.
KATEGORIA SUPERIORE
Sezoni 2011-2012
JAVA 1, 10-12 shtator
Të shtunën, 10.09
Bylis-Shkumbini 5-2
Shënues: Dimo 10’ (p), 91’, Abazaj 47’, Uashington 67’, Koreshi 72’/Dervishi 14’ (p), Magani 86’
Vllaznia-Laci 3-1
Shënues: Sukaj 73’, 80’, 90’ /Ermullahu 43’
Skënderbeu-Tomori 0-0
Të dielën, 11.09
Apolonia-Dinamo 2-0
Shënues: Rama 8’, Gërxho 61’
Flamurtari-Kamza* 2-1
Shënues: Veliu 43’, Begaj 89’/ Ndreka 50’
Të hënën, 12.09
Kastrioti-Pogradeci 4-0
Shënues: Ikango 26’, 64’, Turdiu 33’ (p), Muçollari 63’
Tirana-Teuta 0-1
Shënues: Markoviç 13’
* U luajt në Gjirokastër
JAVA 2, 17.09.2011
Pogradeci-Tomori
Dinamo-Skënderbeu
Shkumbini-Apolonia
Laçi-Bylis
Kamza-Vllaznia
Teuta-Flamurtari
Kastrioti-Tirana
RENDITJA
1 Kastrioti 1 3
2 Bylis 1 3
3 Vllaznia 1 3
4 Apolonia 1 3
5 Flamurtari 1 3
6 Teuta 1 3
7 Skënderbeu 1 1
8 Tomori 1 1
9 Kamza 1 0
10 Tirana 1 0
11 Laçi 1 0
12 Dinamo 1 0
13 Shkumbini 1 0
14 Pogradeci 1 0
Golashënuesit
3 gola: Sukaj (Vllaznia)
2 gola: Dimo (Bylis, 1p), Ikango (Kastrioti)
1 gol: Uashington (Bylis), Abazaj (Bylis), Koreshi (Bylis), Dervishi (Shkumbini, 1p), Magani (Shkumbini), Emurllahu (Laçi), Rama (Apolonia), Gërxho (Apolonia), Veliu (Flamurtari), Begaj (Flamurtari), Ndreka (Kamza), Muçollari (Kastrioti), Turdiu (Kastrioti, 1p), Markoviç (Teuta)
Kartonët e kuq
1: Shkëmbi (Skënderbeu), Roshi (Tomori), Frashëri (Bylis), Daja (Dinamo)