E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu-Tomori 0-0, hap fals i kampioneve

/* */

(ALBANIA-SPORT) -- Skënderbeu nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Tomorit, në ndeshjen hapëse te sezonit 2011-2012, ndërkohë që të dyja skuadrat e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë.

Klevis Roshi i Tomorit u largua me karton të kuq (dy të verdhë), në fund të pjesës së parë, ndërsa Bledi Shkëmbi i Skënderbeut në fund të pjesës së dytë.

Sulmuesi i Skënderbeut, Daniel Xhafaj, golashënuesi më i mirë në dy sezonet e fundit, shpërdoroi një rast të artë në fundin e takimit.

Kampionët në fuqi lanë dy pikë të çmuara në shtëpi – sezonin e kaluar i fituan të gjitha ndeshjet – ndërkohë që debutuesi Tomori i Perparim Daiut kthehet në Berat me një pikë të rëndësishme.

Ky ishte barazimi i 26-të midis dy skuadrave, në 65 takime historike: 25 fitore Skënderbeu, 15 Tomori.

Barazimi paraardhës (2-2) ishte fiksuar në prill të vitit 2000.

KATEGORIA SUPERIORE
Sezoni 2011-2012

JAVA 1, 10-12 shtator

Të shtunën, 10.09

Bylis-Shkumbini 5-2
Shënues: Dimo 10’ (p), 89’, Abazaj 47’, Uashington 66’, Koreshi 68’/Dervishi 14’ (p), Magani 79’

Vllaznia-Laci 3-1
Shënues: Sukaj 73’, 80’, 90’ /Ermullahu 43’

Skënderbeu-Tomori    0-0

Të dielën, 11.09

Apolonia-Dinamo                   15:00

Flamurtari-Kamza       *          16:00

Të hënën, 12.09

Kastrioti-Pogradeci     16:00

Tirana-Teuta                18:00

* Luhet në Gjirokastër    

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›