Kastrioti-Tirana 0-3
Shenues: Duro 38’, Fortuzi 40’, Hyka 73’
E ka nisur me kemben e mbare Sulejman Mema ne krye te Tiranes. Bardheblute kane shkaterruar Kastriotin 3-0 dhe kane bere nje hap te madh perpara ne renditje, sidomos pas barazimit te dy kryesuesve, Dinamos e Partizanit. Kampionet ngjiten ne te njejten kuote pikesh sa edhe Elbasani (32) dhe kane tre pike me pak se Partizani e gjashte se Dinamo. Duro ne fillim me nje silur nga 35 metra hap rezultatin dhe vetem pas dy minutash “Zogu” i jep fund takimit, megjithate, ka kohe edhe per golin e Jahmir Hykes, qe mbyll serine e rrjetave te tundura. 3-0 dhe Mema ka perse te kenaqet.