Kastrioti ben "mrekulline" ne Tirane
Aranit Muraci
Faza e trete e Kategorise Superiore ka nisur me nje surprize te madhe. Kastrioti i Krujes i ka shkaktuar humbjen e radhes Tiranes, ne kryeqytet. Mjaft e bujshme ka qene fitorja me vlere trepikeshe per miqte, qe moren maksimumin ne fushe kundershtare, ndaj kampioneve ne fuqi. Kastrioti ka ngjitur dy shkalle ne klasifikim. Pavaresisht humbjes se pesuar, Tirana qe drejtohet prej dy javeve nga kapiteni dhe trajneri Devi Muka i cili shleu edhe skualifikimin gjashte javor para ndeshjes se djeshme, ndodhet kater pike para vendit te katert, Lacit. Objektivi i badhebluve, deri ne fund te sezonit eshte vendi i trete, qe do t'i siguroje pjesemarrjen ne kompeticionin e "Europa League." Krutanet kane triumfuar ne "Selman Stermasi", fale nje goli qe shenoi Djarmarti ne minuten e 13-te te ndeshjes. Kjo fitore i jep mundesi ekipit te Kastriotit qe te ngjitet perkohesisht mbi zonen e ftohte. Mbyllja e stadiumit kombetar "Qemal Stafa" shtoi ndjeshem problemet, aq sa ne fillim te fazes se trete kryesuesja e ketij sezoni duhet te udhetoje disa kilometra per te luajtur ndeshjen e pare. Blute, te cilet kryesojne Kategorine Superiore do te presin ne fushe asnjanese ekipin e Gramozit. FSHF ka negociuar dje me drejtuesit e Dinamos dhe eshte rene dakord qe ndeshja te zhvillohet ne fushen e Krujes, duke qene se kjo e fundit gezon kushte me te mira. Me mbylljen e dyerve te stadiumit kombetar, ne dispozicion te 3 skuadrave te kryeqytetit do te jete per ndeshjet e mbetura vetem nje fushe, gje qe ka nderlikuar ecurine normale te gares. Klubi Tirana mban ne pronesi stadiumin "Selman Stermasi", ndaj edhe mbetet qe dy ekipet e tjera, Dinamo e Partizani te gjejne fushe ku te luajne ndeshjet e ardhshme.
Kategoria Superiore
Java e 23-te
Dje
Kastrioti - Tirana 0-1
Djarmanti '13
Sot
Dinamo-Gramozi
Besa-Skenderbeu
Laci-Flamurtari
Teuta-Apolonia
Shkumbini - Vllaznia
Klasifikimi N P
Dinamo 22 54
Besa 22 40
Tirana 23 35
Laci 22 31
Shkumbini 22 30
Teuta 22 30
Apolonia 22 29
Kastrioti 23 26
Vllaznia 22 26
Flamurtari 22 24
Skenderbeu 22 21
Gramozi 22 19