Shkumbini- Vllaznia, do te luhet sipas kalendarit
Ndeshja e shtyre, mes Shkumbinit dhe Vllaznise do te zhvillohet sot ne fushen e Peqinit. Shefi i sektorit te garave prane FSHF-se, Ilir Shulku konfirmoi se edhe kjo sfide do te luhet ne baze te kalendarit. Fusha teper e renduar e Peqinit, shkaktuar per shkak te reshjeve te shumta qe kane rene gjate ketyre diteve, vuri deri nje dite me pare ne diskutim zhvillimin e ketij takimi. Nderkaq, pavaresisht terrenit, vendimi i djeshem ne FSHF lidhet me faktin qe ndeshjet te mos ngjishen, ne javet e tjera. Sipas rregullores, nese fusha eshte e papershtatshme ndeshja mund te luhet edhe pas 24 oreve. Nese sot ne Peqin terreni do te jete serish i renduar dhe i papershtatshem, ndeshja do te luhet ne nje fushe tjeter.