Elbasani, ofertë Emilano Veliajt

Elbasani i ka bërë një ofertë zyrtare mesfushorit të Laçit, Emiljano Veliaj (25 vjeç, 32 ndeshje, 3 gola sezonin e kalaur).
Drejtuesit e klubit të Elbasanit (2 herë kampion, 1983-1984, 2005-2006) janë në bisedime të avancuara me mesfushorin e talentuar beratas, i cili më parë ka veshur edhe fanellën e Besës.
Emiljano Veliaj, i thirrur së fundi edhe në Kombëtaren shqiptare për ndeshjet miqësore me Malin e Zi (1-0) dhe Andorrën (1-0), ndihmoi Laçin për të kapur vendin e katërt edicionin e kaluar të Kategorisë Superiore dhe pjesëmarrjen për herë të parë në një kompeticion europian, Ligën e Europës.
Veliaj, një lojtar me vizion për lojën dhe goditje standarde cilësore, pritet të bashkohet me Elbasanin pas aventurës së tij në Ligën e Europës.
Elbasani është në tratativa edhe me portierin Ervin Llani (27 vjeç, 33 ndeshje të plota sezonin e kaluar me Laçin), i thirrur së fundi edhe në Kombëtaren shqiptare për ndeshjet miqësore me Malin e Zi (1-0) dhe Andorrën (1-0).
Llani kërkohet edhe nga Shkumbini i Peqinit, dhe gara midis dy klubeve fqinjë mbetet e fortë.
Nëse Llani do të pranonte ofertën e Elbasanit (2 herë fitues i Kupës së Shqipërisë, 1975 dhe 1992), atëherë portierit tjetër, maqedonasit Mançevski nuk do t’i rinovohej kontrata.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 13 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili