E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastrioti i indinjuar nga gjykimet e ketij sezoni

Presidenti i Kastriotit, Djala eshte shprehur i indinjuar me gjykimet e kampionatit tone, duke theksuar se ato kane ndikuar ne fund, per poziciononim e skuadres krutane. "Nga java e dyte e kampionatit shqiptar, gjykimet e kampionatit kane qene te gjitha kunder nesh dhe ndoshta eshte vendosur me pare qe Kastrioti, te binte ne nje kategori me poshte", - theksoi Djala. Presidenti i Kastriotit deklaroi se ka investuar rreth 350 mije euro deri tani per ekipin e Kastriotit dhe supozimit se do te qendroje ne rast se skuadra krutane do te bjere ne nje kategori me poshte, i eshte pergjigjur: - "Jo nuk besoj, sepse nuk mund te vazhdohet me keshtu. Ne Fier, ne ndeshjen e fundit gjyqtari ka qene kunder Kastriotit ne te gjitha rastet dhe ka vepruar ne te njejten menyre, edhe ne ndeshjet e tjera". Nuk ka pasur kontestime vetem nga Kastrioti, por edhe nga klubet e tjera te Kategorise Superiore, duke e kthyer gjykimin e ndeshjeve ne nje prej ceshtjeve me delikate, ne nje kohe kur sezoni aktual po shkon drejt mbylljes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›