Kastrioti nuk pranon doreheqjen e trajnerit Ndreu
Presidenti i Kastriotit, Djala nuk e ka pranuar doreheqjen e trajnerit te ekipit te tij, Ramazan Ndreu, pas humbjes se fundit ne kampionat, me ekipin e Skenderbeut. Korcaret triumfuan ne perballjen direkte me skuadren e Kastriotit te Krujes. Pas disfates se rende, qe zbriti Kastriotin ne vend te parafundit ka dhene doreheqjen trajneri i ekipit, Ramazan Ndreu. Ne nje reagim te tijin, nje dite me pas, presidenti Djala nuk e ka pranuar largimin e trajnerit dhe insistoi se do te kerkoje qe Ndreu te rikthehet prane skuadres, per ta drejtuar deri ne fund te sezonit. Nderkaq, krutanet nuk kane pranuar as renien ne nje kategori me poshte, pavaresisht humbjes se fundit. Kastrioti, sipas presidentit Djala, do te kerkoje maksimumin ne ndeshjet e tjera. Nderkohe, masat e marra pwr perjashtimin ndaj dy lojtareve, Arifit dhe Pemes mbeten ne fuqi, edhe pas ndeshjes se fundit.