Ndizet beteja ne fund, Flamurtari kerkon gjyqtare te huaj
Java e ardhshme e kampionatit do te vere perballe njera-tjetres dy ekipe me pretendime te njejta, ku fitorja e seciles prej tyre do te vendose, per te qendruar ose jo ne Kategorine Superiore. Skenderbeu pas fitores se rendesishme ne Kruje synon te perserise te njejtin sukses, kete radhe me Flamurtarin, duke pasur avantazh edhe faktorin fushe. Flamurtari i Vlores fitoi ndaj Dinamos ne javen e fundit, por e pret kete jave nje perballje me e veshtire jashte fushes, perballe Skenderbeut vendas. Klubi vlonjate ka hedhur idene qe kete ndeshja ta gjykoje nje treshe e huaj. Presidenti i Flamurtarit, Shpetim Gjika eshte shprehur para ketij takimi se FSHF duhet te miratoje nje kerkese, qe ndeshjen ta gjykoje nje treshe e huaj gjyqtaresh. Sipas presidentit Gjika, shpenzimet e gjyqtareve do t'i heqe vete klubi i Flamurtarit. Ecuria e Skenderbeut, pas gjashte fitoreve te fundit dhe triumfit me Kastriotin ne Kruje e ka larguar kete skuader nga rreziku i renies ne nje kategori me poshte. Nen drejtimin e Mirel Joses, Skenderbeu njeh vetem fitore ne fund te ketij kampionatit. "Ujqerit e Debores" arriten maksimumin e pikeve gjate fazes se trete dhe me fitoren e siguruar ne ndeshjen direkte, ndaj Kastriotit te Krujes, ata i jane larguar perfundimisht zones se ftohte, te renies ne nje kategori me poshte. Skuadra korcare triumfoi ndaj Kastriotit te Krujes, 2-1, ndaj se ciles siguroi fitoren e gjashte radhazi.