E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastro-Fernandez,takim për krizën financiare

Presidenti i Republikës Domenikane, Leonel Fernández, të martën është mirëpritur nga presidenti kubanez Raul Castro në Havanë, një ditë pasi kreu kubanez riorganizoi kabinetin e tij. Fernandez, i cili ndodhet në Havana për të marrë pjesë në një konferencë ekonomike mbi
globalizimin dhe zhvillimin, tha për tv Kubanez se kishte takuar të hënën ne Havana edhe Fidel Castron, ditën kur ai mbërriti në këtë komb ishullor. "Unë pata privilegjin dhe nderin e të paturit e një takimi me komandantin, Fidel Castro, gjatë së cilit ai bisedoi në lidhje me një sërë çështjesh, që kishin të bënin me krizën financiare, me problemet e Amerikës Latine, dhe posaçërisht në lidhje me Republikën Domenikane",tregoi Fernandez për televizionin Kubanez. Fidel Castro të martën publikisht denoncoi dy politikanë të lartë, të shkarkuar tashmë nga detyra për rolin e tyre të pamerituar dhe për faktin se kanë mbushur me iluzione armiqtë e vendit.Në një artikull të publikuar në Internet, Fidel Castro, në një kolonë e publikuar në Internet, i është referuar ish ministrit të jashtëm Felipe Perez Roque dhe shefit të kabinetit
Carlos Lage, të cilët janë konsideruar si anëtarët më të lartë të gjeneratës më të re të liderve kubaneze, të cilët u shkarkuan nga posti të hënën. Raúl Castro, vëllai i vogël i Fidel Castros, i cili mori detyrën si president një vit më parë, emëroi tetë ministra të rinj dhe shkarkoi dy ministra nga kabienti, duke thënë se kjo ishtë një lëvizje që i shërben qeverisë së vendit. Raul Castro u emërua president në 24 shkurt 2008, pasi vëllai i tij, doli në pension për shkak të problemeve shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›