E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peru,arrestohet trafikanti francez i drogës

Policia Peruane ka ndaluar të martën një trafikant francez të drogës. Ai është Zhan Filip Cayro, dhe mbante një pasaportë të Paraguait me të cilën pretendonte dhe synonte të largohej nga vendi, bëri të ditur policia. Cayro, i cili kishte mundur t'i shpëtonte një hërë një njësie të sigurtë të policisë në një spital të Lima-s, në janar, duke u veshur si mjek, është arrestuar këtë herë në një hotel në Lima ku ishte regjistruar me emrin Benitez Alberto Rojas dhe si një qytetar paraguajan. "Sot, ne kemi prezantuar në publik, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, se kemi arrestuar nje shtetas francez, të shumëkërkuar nga autoritetet dhe që ka qenë i përfshirë në një rrjet të gjerë të trafikut ndërkombëtar të drogës që nga viti 2002. Ai ështe dënuar me 30 vjet burgim",sqaroi drejtori i departamentit peruan kundër drogës, general Miguel Hidalgo. 42 vjeçari Cayro është shpallur fajtor si kreu i kartelit "Los Boliches" dhe përballet me një denim prej 30 vjetësh burgim për kontrabandë droge. Peruja është vendi i dytë në botë përsa i përket prodhimit të kokainës, pas Kolumbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›