E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut:Jo gati për lëshimin e raketës

Shtohen tensionet ndërmjet vendeve fqinje të Korese se Veriut, rreth një testimi të raketës me rreze të gjatë veprimi. Në Seul, ministri i unifikimit i Koresë së Jugut Hjun In Taek, tha për gazetarët se një raketë e nisur nga Koreja e Veriut mund të mos ndodhë për një kohë të caktuar, edhe pse autoritetet po përgatiten për të zhviluar një testim fluturimi të tillë. "Unë nuk besoj se një raketë e tillë do të lancohet shumë shpejt dhe është e domosdoshme, por përgatitjet po bëhen", tha ai. Ndërkaq Koreja e Veriut ka shtuar tensionet në rajon gjatë javëve të fundit duke kërcënuar se po përgatitet që të lancojë raketën Taepodong-2. Raketa është projetkuar për të mbajtur një armë larg sa Alaska, por deri më tani nuk është dërguar kurre me sukses. Nga ana tjetër e kufirit, një grup turistësh kinezë po zhvillon një vizitë turistike Korenë e Veriut. Perëndimorët e kanë të vështirë të marrin viza për të vizituar Korenë e Veriut, dhe vetëm një pjesë e vogël e përzgjedhur e turistëve kinezë mund të bëjnë udhëtimin, por nën mbikqyrjen vigjilente të Koresë së Veriut. Turistëve nuk u lejohet te përdorin telefona celularë, internet, ose që t'u flasin vendasve dhe ata vizitojnë vetëm vendet e modernizuara ose ndonje memorial. Si pasojë e një sërë fatkeqësive natyrore dhe keqadministrimit ekonomik, vendi është shtyrë drejt një situatë të vështire ndersa po mbeshtetet në ndihmat e huaja për të ushqyer popullsinë disa milionë banorësh. Në disa rajone të Koresë së Veriut, nga viti 1990 janë regjistruar miliona të vdekur si pasojë e urisë.Panmunjom, ose siç njihet ndryshe me emrin "Fshati i armëpushimit",është zona që ndan Korenë e Veriut me atë të Jugut. Fshati shtrihet në mes të zonës të çmilitarizuar që ka ndarë këtë gadishull që prej prej përfundimit të luftës koreane në 1953. Turistët kinezë kanë vizituar edhe metronë e Penianit, që është një burim i krenarisë kombëtare. Në tetor 2006 Koreja e Veriut njoftoi se ka testuar me sukses një armë bërthamore,duke alarmuar të gjithë rajonin. Aktualsiht analistët kanë thënë se Koreja e Veriut mund të kërkojë të lancojë raketën e saj më të fundit gjatë javëve në vijim dhe një datë e mundshme për këtë, mund të jetë 25 prilli, përvjetori i ushtrisë vendase. Me herët Koreja e Veriut, tha se po përgatitej për të startuar një satelit dhe se ka të drejtë të bëjë një gjë të tillë si pjesë e programit të saj paqësor në hapësirë. Por vendi përballet me saNksione nga OKB, për lancimin dhe testimin e raketave balistike, dhe për këtë arsye, hedhja e tyre mund të shkaktoje tension dhe probleme në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›