E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë,Apathurai:Mund të reduktohen trupat e KFOR-it

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s, mund të diskutojnë për zvogëlimin e numrit të trupave të aleancës në Kosovë, pasi disa vende besojnë se misioni paqeruajtës është shumë i madh, tha zëdhënësi i NATO-s, James Appathurai.
Por, ai i hodhi poshtë raportet në një gazetë beogradase, se pas reduktimeve prania e KFOR-it do të jetë "simbolike"."Është e mundshme se do të ketë diskutime për modifikimin e strukturës së KFOR-it, që do të shtonte mundësinë për diskutime lidhur me reduktime të mundshme" tha zëdhënësi Appathurai. Sipas tij, "këto diskutime do të jenë të mundshme në qershor".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›