Berisha: Ja prioritetet
Durrës -Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga qyteti i Durrësit, se qeveria do të mbështesë fuqishëm arsimin profesional."Qeveria do të mbështesë fuqishëm të gjitha shkollat profesionale të vendit, duke synuar rritjen e numrit të nxënësve që mësojnë profesionet më të kërkuara"-tha Berisha, gjatë përurimit të kabineteve të reja të shkollës profesionale “Beqir Çela” në Shkozet të Durrësit, një investim prej 14 milion lekësh i buxhetit të shtetit.
Kryeministri Berisha theksoi se arsimi profesional është dhe do të jetë prioritet i qeverisë, ndërsa nënvizoi se “ky arsim do t'i ketë dyert e hapura për realizimin e të gjitha projekteve, vendase dhe të huaja”. Pasi shprehu mirënjohjen për kontributin e qeverive zvicerane dhe suedeze, që nga viti 1994 kanë mbështetur shkollën profesionale “Beqir Çela”, Kryeministri kërkoi nga autoritetet vendore dhe qendrore që, në mirënjohje të taksapaguesve të huaj, pranë këtyre investimeve të vendosen dhe tabelat e mirënjohjes, duke shprehur kështu një nga tiparet e vyera të shqiptarëve.
Kryeministri Berisha vizitoi repartet dhe ofiçinat e kësaj shkolle, ku bisedoi me nxënës e mësues. Duke u ndalur pranë themeleve të konviktit ë ri të shkollës, me kapacitet 350 nxënës, një investim prej 46 milion lekësh i bashkisë së Durrësit, z.Berisha informoi se "në të gjithë vendin po ndërtohen 7 konvikte të reja me synim që nxënësit e shkollave 9 vjeçare të vazhdojnë arsimimin e tyre të mesëm atje ku dëshirojnë". Jeta e konviktorit, siç cilësoi ai, i shërben formimit të vetë nxënësit.
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një vizitë në rrethin e Durrësit në kuadër të turit "Shqipëria po ndryshon". Më parë, ai mori pjesë në përurimin e shkollës 9 vjeçare ”Neim Babameto" në zonën e Spitallës, 3 km larg qytetit të Durrësit, një investim prej 88 milion lekësh i buxhetit të shtetit.