Kastro Zizo: Pika ime e forte, menyra si e trajtoj jeten Yllka Selita
Megjithese ka filluar karrieren e tij ne grup, ai u evidentua shume shpejt si nje kengetar origjinal. Ku eshte Klevis Bega, i cili njihet nga te gjithe me pseudonimin Kastro Zizo, artisti kontrovers, i cili ne nje interviste te dhene per suplementin "Summer Time", ne gazeten "Koha Jone", rrefen se rruga e tij drejt muzikes, ndryshe nga c'mund te kete qene per te tjeret, ka qene me shume veshtiresi. Keshtu ai rrefen se do te vije shume shpejt per fansat e tij me tre kenge te reja, dhe se filozofia tij nuk kuptohet lehte nga te tjeret. Nese do te duhej te zgjidhte mes aktrimit dhe kenges, Kastro thote se do te zgjidhte artin me te gjitha dimensionet e tij. Por, megjithese duket jo shume i ndjeshem, shpirti i tij prinderor del menjehere ne pah, teksa thote se momentet me te bukura te jetes se tij, jane pikerisht ardhja ne jete e femijeve. Por, per te mesuar me shume rreth tij, lexoni intervisten e plote te Kastro Zizos.
Cfare kujton Klevi sot, pas kaq vitesh, nga fillimet e para ne rrugen e muzikes?
Ndoshta do te mendoni se kujtoj gjera te bukura, pasi te gjithe e nisin duke kujtuar momentet e para emocionuese, e bla-bla-bla. Une kujtoj nje rrugetim te gjate e te lodhshem, me plot kucedra gjate rruges.
Cila eshte periudha me e bukur e jetes - kuptohet, deri tani - qe ju e kujtoni me nostalgji?
Megjithese jam ende shume i ri dhe me siguri qe do te kem edhe momente te tjera te bukura ne jete, periudhat me te bukura te jetes sime ne fakt, jane ato te ardhjes ne jete te femijeve te mi.
Cila eshte kenga qe ju beri ju te njohur?
Mund te them se kenga qe me dha suksesin dhe me beri te njohur, edhe pse ne ate kohe kendoja ne grup. eshte kenga "Lodhem". Ne ate kohe kisha grupin "2farm", por refreni i kenges "Ja ke fut kot plako", u be refren i shume shqiptareve ne ate periurdhe.
Ju e keni emrin Klevis Bega, pse keni zgjedhur pseudonimin Kastro Zizo dhe cfare do te thote ekzaktesisht?
Duke ditur qe mua me pelqen paksa te jem abstrakt, po them vetem, se pseudonimi Kastro Zizo eshte alibia ime e kesaj bote.
Ju jeni tip shume filozofik, a ju ka krijuar probleme kjo ne marredhenie me te tjeret?
Po sigurisht qe te qenit filozofik, te krijon probleme dhe mund te them se vazhdimisht me krijon probleme. Por si i zgjidh une problemet? Mundohem te gjej njerez qe kane me shume hapesira dhe qe jane mendjehapur.
Cfare mendoni se ju ben ju me te vecante, dhe cila eshte pika juaj me e forte?
Mendoj se vecantia ime dhe pika ime me e forte eshte menyra si e trajtoj jeten, gje per te cilen ndoshta nga shume njerez paragjykohem, por duke qene pika ime me e forte, me ben qe te eci perpara ne jete.
Ky sezon eshte nje nga sezonet me prurjet me te medha muzikore. Ju do te sillni dicka te re per fansat tuaj?
Sic thate edhe ju, eshte sezoni i shume prurjeve dhe pikerisht per kete, une do te vij per fansat e mi pak me vone. Pasi te kene dale te tjeret, do te sjell jo nje, por tre kenge te reja.
Ju keni nje studio tuajen, a beni nje perzgjedhje te atyre qe ju ofrohen, apo para interesit financiar, nuk eshte se mendoni per cilesine?
Nese me pare nuk mund te flitej per perzgjedhje, se fundmi perzgjedhja eshte shume e madhe, pasi jo kushdo mund te futet ne studion time. Ne kete moment nuk flitet per fitime ekonomike.
Edhe titujt e kengeve tuaja jane shume filozofike, perzgjedhja e tyre ka qene rastesi?
Asgje nuk eshte e rastesishme ne jete.
Si eshte nje dite juaja, ne keto dite te nxehta vere?
Keto dite vere, kam qene dhe jam vetem ne levizje per shkak te koncerteve, por jam duke u marre edhe me nje projekt qe do te zhvillohet ne Korce, nga data 15 deri me 19 gusht. Do te kete disa surpriza per fansat e mi dhe do me shohin edhe si kuzhinier ato dite. (Qesh)
Ju kemi pare te interpretoni edhe si aktor, midis kenges dhe aktrimit, cilen do te zgjidhnit?
Mund te them me plot bindje, se do te zgjidhja artin, me te gjitha format e veta. Dhe ketu besoj e keni kuptuar zgjedhjen time, sepse nuk mund te besh nje zgjedhje aty, ku une mendoj se nuk ka nje zgjedhje, sepse eshte nje fjale e vetme qe i permbledh te dyja zhanret, dhe ky eshte arti.
Keni shume tatuazhe, cili eshte me i rendesishem, dhe a keni ndermend qe te beni te tjere?
Nuk mund te them se cili eshte me i rendesishmi, pasi koha kur i kam bere ka qene ne periudha te ndryshme dhe nuk kane qene rastesore, pra te gjitha tatoo-t e mia kane shume rendesi, sepse jane te lidhur me njeri-tjetrin.
Sa i perket stines se veres, ju do te pushoni, apo do te punoni kete sezon?
Do te doja shume qe te pushoja, por nuk mundem per momentin. Sigurisht qe do te gjej hapesira per te bere disa dite pushim, por mbase ne shtator.
A ju ka mbetur dicka "peng", nese mund te quhet keshtu, pasi ju jeni ende shume i ri?
Sic e thate edhe vete, nuk mund te flas ende per pengje, sepse shume gjera me presin ende ne jete. Cfare kam dashur, e kam realizuar. Besoj se keshtu do te vazhdoj te bej.