Berisha: Zgjedhjet e ardhshme do jene nje leksion per Ramen Eva Gjura
Kryeministri Berisha, gjate fundjaves iu bashkua te rinjve te Forumit Rinor te Partise Demokratike, duke vizituar kampingun veror "Blue Marine", qe ata kane ngritur ne plazhin e Drimadhes (Dhermi). Gjate bashkebisedimit me te rinjte ne jug te vendit, kryeministri Berisha ka kerkuar, qe pavaresisht politikes bllokuese te Edi Rames, te gjithe duhet te punojne fort duke renduar pas cdo vote, sepse zgjedhjet e vitit te ardhshem do te jene nje leksion i forte per kryetarin e opozites. Kryeministri ka deklaruar se PD-ja po pergatitet per nje mandat te trete qeverises, i cili do ta beje Shqiperine vend te zhvilluar. Berisha ka theksuar se gjate ketyre dy mandateve, qeveria ka punuar fort duke shenuar suksese te padiskutueshme ne fusha te ndryshme, si ne infrastrukture, turizem, zhvillimin ekonomik, energjitike, arsim etj.. Duke permenduar disa prej tyre, Berisha tha se gjate ketyre viteve kane perfunduar se ndertuari rreth 70 hidrocentrale, te cilat do te sigurojne nje energji te trefishuar dhe me kosto me te ulet. Turizmi eshte nje tjeter sektor, i cili ka shenuar rritje te madhe, ku vitin e kaluar ishin 4 milione e 101 mije turiste dhe vizitore, ndersa ne vitin 2004 ne kemi patur gjithsej 300 mije turiste dhe vizitore. Gjithashtu, Berisha ka vleresuar kampingun veror te ngritur nga te rinjte, ne bregun e jugut, por i ka inkurajuar ata qe Shqiperia ka mjaft vende te bukura edhe ne veri, ndaj i ka keshilluara qe kampingje te tilla te ngrene edhe ne zonat malore. Kreu i qeverise theksoi se jane nje sere projektesh, ligjesh dhe reformash, garanci per zhvillimin e vendit, te cilat nuk mund te bllokohen nga pakica, dhe nje nder to eshte Shqiperia dixhitale, per te cilen ka tashme 120 projekte qe po realizohen ne vazhdimesi. Berisha shtoi me tej se ritmet e zhvillimit te Shqiperise jane te shpejta, pasi ato bazohen tek zgjerimi i lirise dhe kjo, sipas tij, u konfirmua dhe ne studimin e fundit nderkombetar, ne te cilin Shqiperia renditet e 12-ta per lirine ekonomike. Berisha premtoi se qeveria do te beje gjithcka, qe Shqiperia te behet nje vend i zhvilluar dhe te kete nje zhvillim te qendrueshem. "Kjo krize e madhe qe ndodh sot dhe qe ju e degjoni ne Greqi dhe ne vende te tjera, ka ne baze nje zhvillim jo te qendrueshem. Zhvillim i qendrueshem, do te thote qe ata qe vijne pas jush te kene te garantuar nje nivel jetese te qendrueshem dhe jo te kthehen. Ky zhvillim kerkon qe te kete nje harmoni midis zhvillimit te sektoreve, kerkon qe te perdoren ne menyre racionale burimet natyrore", - u shpreh Berisha.
Kryeministri viziton kampingun veror, te ngritur nga te rinjte e FRPD-se ne Drimadhe
Ngritja e kampingut veror vjen si iniciative e Forumit, ne kuadrin e aktiviteteve formuese te tij, per te rinjte e FRPD-se, por jo vetem. Ne cadrat e ketij Kampingu mblidhen cdo jave rreth 150 te rinj, kryesisht nga Tirana, por dhe nga qytetet e tjera te vendit, te cilet organizohen me grupe. Kampingu veror, i vendosur ne nje nga plazhet me te bukura te Shqiperise, ate te Drimadhes, eshte hapur ne daten 22 korrik dhe do te qendroje deri ne daten 10 shtator. Aty ofrohet jo vetem argetim, aktivitete sportive, por edhe trajnime te ndryshme, si nje shkolle vere, nje menyre e kendshme, jo vetem per te kaluar veren, por dhe per t'u njohur e socializuar me njeri-tjetrin. Duke shprehur kenaqesine qe takohej me keta te rinj, ne bashkebisedimin me ta, kryeministri Berisha i pergezoi te rinjte per kete iniciative, si dhe i inkurajoi ata per te ndermarre te tilla nisma edhe ne te ardhmen.