E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastro Zizo, jashtë garës për Oscar

Filmi “Pharmakon”, me regji dhe skenar të Joni Shanajt, ishte përcaktuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë se Shqipërisë si produksioni shqiptar pretendent për garën e çmimeve Oscar.

Akademia e Filmit Arteve dhe Shkencës, e cila seleksionon dhe kandidatët për këto çmime, ka shpallur të premten 9 konkuruesit për fazën para-finale të kategorisë "Filmi më i mirë i huaj" dhe Shqipëria nuk është në listë.   "Pharmankon" trajton tema të forta, si përplasja e brezave, dilema shoqërore dhe ekzistenciale e të rinjve, si dhe biznesi i pistë i “bluzave të bardha”. Regjisori i ri Joni Shanaj e jep gjithë këtë tablo të fortë e të hidhur të një realiteti 20-vjeçar shqiptar nëpërmjet historisë së një të riu shqiptar, qe aktrohet nga Kastro Zizo.   Ky i fundit, e kishte komentuar pjesëmarrjen e mundshme në ceremoninë prestigjioze të ndarjes së çmimeve Oscar, duke bërë shaka: "Thjesht do marr avionin dhe do vishem bukur, që në përballjen me Brad Pitt-in të jem në formë për t’i rënë me grusht." /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›