Kastro Zizo, në pështjellim ndjenjash?

Këngëtari kontravers Klevis Bega, apo siç e njohin të gjithë Kastro Zizo, pas dy martesave të dështuara, duket se ende ka besim te dashuria. Vetëm para dy ditësh, ai ka ndjerë nevojën për të dashuruar përsëri.
Nuk e dimë nëse ka qenë një dëshirë e momentit apo e ka menduar seriozisht, tanimë që duket se nuk ka mundur të rikthejë paqen me gruan e tij të dytë Erleta Hoti. Kastro, i ndikuar edhe nga koha me diell që ka mbizotëruar këto ditë në Tiranë, ka shkruar në Facebook-un e tij këtë status "Koha jashtë në Tiranë të shtyn me zorr të biesh në dashuri me dikë....
Fansat e tij urojnë që ai vërtet të bjerë në dashuri me dikë dhe ketë herë të jetë përgjithmonë. /Indeksonline/