E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri i Tajlandës jep dorëheqje

Kryeministri tailandez Abhisit Vejjajiva, i cili humbi në zgjedhjet politike të se dielës, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratikë, të cilën e udhëhiqte që nga viti 2005. " Duke qenë se partia siguroi më pak vende sesa në zgjedhjet paraardhëse, mar përgjegjësinë duke dhënë dorëheqjen, tha Vejjajiva. Partia Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme fitoi 159 vende ndërsa parlamenti ka gjithësej 500 vende, partia kundërshtare Puea Thai, siguroi 265 vende. Puea Thai drejtohet nga Yingluck Shinaëatra, motra e ish kryeministrit Thaksin Shinaëatra, dhe mbështetet masivisht nga “këmishëkuqtë”. Pas këtij rezultati, gruaja 44 vjeçare e cila deri dy muaj më herët nuk ka qenë as në politikë, pritet të bëhet kryeministrja e parë femër e Tajlandës. Vëllai i saj është ish kryeministri Taksin Shinavatra, i cili tashmë jeton në mërgim, pasi u largua si pasojë e grushtit të shtetit. Më dorëheqjen e dhënë, Kryeministri i Tajlandës, Abhisit Vejjajiva, e ka pranuar humbjen e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare. “Përfundimi është i qartë – partia Puea Thai, i ka fituar zgjedhjet dhe demokratët kanë pësuar disfatë”, u tha kryeminsitri tajlandez mbështetësve të tij në Bangkok. Zgjedhjet e përgjithshëm u zhvilluan pesë vjet pas përmbysjes me grusht shteti të ish kryeministrit Thaksin Shinaëatra mbi të cilin rëndon akuza për korrupsion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›