E Diel, 1 Nëntor 2026

Kjo deputete ia ngre humorin Putinit (FOTO)

Share

Një modele ruse, që ka pozuar nudo për revistën Playboy, është zgjedhur si deputete për partinë e Vladimir Putinit.

Të paktën ajo do ia ngrejë pak humorin Vladimirit, që po përballet së fundmi me protesta e akuza për manipulim të zgjedhjeve.

Maria Kozhevnikova, 27 vjeç, që edhe aktron, ka pozuar nudo për edicionin rus të Playboy dy vjet më parë, pak pasi ishte ndarë nga i dashuri.

Për mua është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme në jetën time, tha ajo pasi u konfirmua deputete e një rajoni në Siberi.

Unë jam një qytetare e thjeshtë e Rusisë. Me problemet që përballem çdo ditë, tani do kem një platformë ku mund të flas për vështirësitë dhe zgjidhjet.

Megjithatë në Moskë thonë se familja e saj është e afërme me një aleat të Putinit. Si për të treguar luajalitetin me Putinin, ajo kritikoi protestat e fundit duke thënë se ato po nxiten nga provokatorë profesionistë. Kjo mund të sjellë shumë viktima mes njerëzve të thjeshtë, deklaroi ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›